Si të Terhqesh para nga një Agjensi e Western Union® ?
Të tërheqësh para në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë, tani është më e lehtë me mbi 305.000 Agjencitë e Western Union® të përhapura në të gjithë botën.
Të tërheqësh para është shumë e thjehtë:
Shkoni në agjencinë më të afërt western union dhe dorëzoni tek operatori një dokument të vlefshëm identifikimi. specifikoni emrin dhe mbiemrin e dërguesit, vendin nga janë dërguar paratë dhe shumën e pritur të parave. gjithashtu është e këshillueshme që t'i jepni operatorit numrin e saktë të kontrollit të transfertës së parave (MTCN) .
Për të proçeduar me transaksionin, operatori do të kontollojë të dhënat tuaja dhe dokumentin e identifikimit. pasi të jetë siguruar se paratë janë të vlefshme për t'u tërhequr dhe të dhënat tuaja janë në rregull, atëhere operatori do të printojë një faturë "tërheqje parash" për t'u firmosur nga ju.
Pasi të verifikojë transaksionin, operatori do t'ju dorëzojë shumën e parave dhe faturën tuaj.
Në varësi të orareve të punës të agjencive dhe ndryshimeve në orën lokale.
Shënim: MTCN përdoret për të ndihmuar në përfundimin e e transaksionit; në disa vende MTCN është e detyrueshme për tu paguar transferta. për më tepër informacion, ju lutemi vizitoni agjencitë western union.
Në varësi të shtetit përkatës dhe të shumës që do të tërhiqni, mund t’ju kërkohet t’u përgjigjeni një “Pyetjeje Provë”, për të verifikuar nëse jeni ju personi i duhur për të tërhequr paratë. Kjo pyetje shkruhet nga Dërguesi, me qëllim që ju të identifikoheni nga punonjësi i Western Union® . Sipas shumës së parave dhe shtetit përkatës, ju mund t’i tërhiqni paratë në cash ose çek.
Kontrolloni statusin e transfertës suaj
Western Union® ju ofron mundësinë të kontrolloni statusin e transfertës suaj. Për të kontrolluar nëse transferta juaj është kryer dhe paratë janë gati për t’u tërhequr, ju mund të përdorni shërbimin on-line Money Transfer Tracking të Western Union®. |