Western Union
 

Tel: + 389 2 32 18 902   Rruga “Goce Dellçev” Q.T Mavrovka, Lam A, Kati  5,  1000 Shkup   |    Fillimi   |   English  |  Македонски  

Pyetjet më të shpeshta

Ç’është Western Union®?

Western Union Financial Services Inc. është kompania Numër 1 për shërbimet e transfertave të parave në të gjithë botën. I njohur fillimisht për shërbimin telegrafik, Western Union® nisi të ofronte transferta elektronike të parave në vitin 1871. Janë mbi 305.000  Agjensi të Western Union®, në më shumë se 195 shtete në të gjithë botën.

Kush mund t’i përdorë shërbimet Western Union® Transfertë ParashSM?

Kushdo që ka nevojë të dërgojë para, në mënyrë të shpejtë e të sigurt, mund të përdorë Western Union®.

A duhet të kem llogari bankare për të përdorur shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM?

Për të përdorur shërbimin Western Union® nuk duhet të keni llogari bankare dhe nuk ju nevojitet kartë krediti. Megjithatë, për rrethana sigurie, dërguesi duhet të jetë i pajisur me një dokument identifikimi të vlefshëm.

Çfarë monedhe mund të përdoret për shërbimet e Western Union®?

Kjo varet nga shteti ku ju kryeni transfertën, p.sh. në SHBA, mund të dërgoni vetëm Dollar Amerikan. Për informacion më të saktë drejtohuni në Qendrën e Shërbimit të Klientit të Western Union® në shtetin përkatës.

Si mund të dërgoj para, në një nga agjensitë e Western Union®?

Të dërgosh para është shumë e thjeshtë:

    • Mjafton të shkoni në Agjensinë më të afërt, që ofron shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM dhe të plotësoni formularin “Dërgesë Parash”.
      SHËNIM: Ky shërbim, mund të mos jetë i vlefshëm në të gjitha agjensitë e Western Union® .
    • Dorëzoni formularin e plotësuar, shumën që do të dërgoni dhe komisionin përkatës. Në qoftë se kërkohet nga ligjet e shtetit përkatës dhe rregullat e Western Union®, mund të jetë e nevojshme që ju të paraqisni një dokument identifikimi të vlefshëm.
    • Punonjësi i Western Union® hedh në sistem të dhënat e formularit. Punonjësi do t’ju japë Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN), dhe një kopje të formularit.
    • Telefononi Marrësin dhe jepini Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) si dhe shumën e dërguar. Në rast se kërkohet nga ligjet e shtetit përkatës, ose nga rregullat e Western Union®, mund të jetë e nevojshme që të shkruani një “Pyetje Provë”, e cila i jepet nga ju Marrësit të parave dhe ndihmon punonjësin e Western Union®  që të bëjë identifikimin e tij.

Si mund të dërgoj para me anë të telefonit ose internetit?

Ju duhet të jeni të pajisur me Kartë Krediti amerikane, për të dërguar paratë nëpërmjet telefonit apo internetit. Për të dërguar para me telefon në Angli, telefononi Fexco UK dhe operatori do t’ju informojë për të gjitha veprimet e transfertës. Për të dërguar para me anë të internetit klikoni këtu.
Vini Re! Këto shërbime mund të mos jenë të vlefshme për të gjitha shtetet.

Ç’ është Numri i Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) dhe për çfarë nevojitet?

Numri i Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) është numër i shënuar nga punonjësi i Western Union® , që ndihmon Western Union® të kontrollojë në të gjitha rastet transfertën e parave, edhe kur transferta është bërë me telefon, ose me internet, gjithashtu mund ta kontrolloni edhe duke përdorur internetin. Klikoni këtu. Dërguesi duhet t’ia japë këtë numër Marrësit, në mënyrë që Marrësi të mund të tërheqë me lehtësi paratë, në agjensinë më të afërt.

Ç’duhet të bëj, në mënyrë që transferta e parave të kryhet sa më lehtë?

Në radhë të parë, sigurohuni që informacioni i dhënë të jetë i saktë, në rast se Western Union® do të duhet t’iu kontaktojë. Së dyti, duhet të plotësoni emrin e plotë si dhe adresën e Marrësit, në mënyrë që të mos ketë probleme kur Marrësi të tërheqë paratë, i pajisur me kartën e tij të identitetit. Për ta përshpejtuar procesin e tërheqjes së parave, i komunikoni Marrësit numrin MTCN.

Si mund të paguaj për një transfertë parash te Western Union®?

Të gjitha transfertat e Western Union® , kryhen në cash. Transfertat që kryhen me telefon ose internet bëhen nëpërmjet kartës së kreditit. https://wumt.westernunion.com/asp/mtReceiver.asp

Si mund të gjej agjensinë më të afërt të Western Union®?

Për të gjetur agjensinë më të afërt të Western Union® , mund të vizitoni adresën e internetit Agjensi të Western Union® . Gjithashtu, mund të telefononi në Qendrën e Shërbimit të Klientit të Western Union® të shtetit ku ju ndodheni dhe të informoheni për agjensinë më pranë jush.

Si mund të tërheq para në pikat e Western Union®?

Të tërheqësh para është shumë e thjeshtë:

    • Mjafton që të shkoni në agjensinë më të afërt të Western Union®, të plotësoni formularin “Tërheqje Parash”  dhe të shkruani Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN).
    • Shënoni në formular shumën e përafërt që prisni të merrni, emrin e dërguesit dhe vendin nga dërgohen paratë.
    • Paraqisni një dokument identifikimi të vlefshëm (pasaportë ose letërnjoftim).
    • Brenda pak minutash tërhiqni paratë. Punonjësi i Western Union® ju jep paratë dhe një kopje të formularit të transfertës.

Në ç’formë i dorëzohen paratë Marrësit?

Pagesa bëhet cash në agjensinë e Western Union®.

Çfarë kursi këmbimi përdor Western Union® në transfertat e parave?

Përveç tarifave të transfertave të zbatueshme në çdo transaksion, aplikohet edhe kursi i këmbimit të valutës, i vendosur nga Western Union®. Përqindja e këmbimit valutor, e aplikuar nga Western Union® , i jep klientit valutë më të ulët për çdo dollar, në krahasim me atë që fiton Western Union®  kur merr valutë të huaj. Kursi i këmbimit të valutës ndryshon gjatë ditës. Kursi mund të vendoset në kohën kur i tërhiqni paratë. Për t’u informuar mbi kursin e përafërt të këmbimit të transfertave, telefononi Agjensinë e Western Union® në vendin tuaj.

A paguan Marrësi ndonjë tarifë për marrjen e parave të dërguara?

Jo. Dërguesi i paguan të gjitha tarifat e shërbimit.

Si mund të informohem që Marrësi i ka marrë paratë?

Ju lutem klikoni këtu  dhe kontrolloni nëse MTCN juaj është e vlefshme, ose telefononi në një nga agjensitë më të afërta.

Cili është orari i agjensive të Western Union®?

Çdo agjent i Western Union® , përcakton orarin sipas kushteve specifike të shtetit ku ai vepron. Megjithatë, shumë agjentë punojnë me orare të zgjatura gjatë gjithë javës dhe fundjavës, duke ofruar orare shumë të përshtatshme.

 Çfarë përfitoj unë kur përdor Western Union® për dërgimin e parave të mia?

  • SIGURI: Transferta mbrohet nga një sistem i lartë sigurie, i standardeve ndërkombëtare.
  • SHPEJTËSI: Ju mund të dërgoni paratë dhe brenda pak minutash ato janë gati për t’u tërhequr.
  • BESUESHMËRI: Paratë i paguhen vetëm personit të përcaktuar nga ju (Marrësit). Gjithashtu Western Union® , ju siguron se transferta juaj do të jetë e vlefshme për t’u paguar ose në të kundërt do t’i kthehet përsëri Dërguesit. Për më shumë informacion, shihni formularin “Dërgesë Parash”.
  • LEHTËSI: Nuk ka nevojë të keni llogari bankare, çeqe, depozita. Mund të përdorni telefonin apo internetin. Rrjet i gjerë agjensish, që mund të gjenden shumë lehtë dhe janë fare pranë jush  Agjensi të Western Union®