Western Union
 

Tel: + 389 2 32 18 902   Rruga “Goce Dellçev” Q.T Mavrovka, Lam A, Kati  5,  1000 Shkup |    Fillimi   |   English  |  Македонски  

Historiku i UFS-së

Vështrim i përgjithshëm

Shërbimi i Western Union është ofruar në Maqedoni, që në shtator të vitit 1999, nëpërmjet Unionit Financiar Internacional (UFI), kompani bijë e Unionit Financiar Tiranë. Gjatë viteve, UFI e zgjeroi rrjetin e tij në të gjithë Maqedoninë.
Në fund të vitit 2003, UFI kishte 28 agjensi në rrjetin e tij.

I krijuar në janar të vitit 2004, Unioni Financiar Shkup (UFS), pasardhës i Unionit Financiar Internacional, licencohet në gusht të vitit 2004, nga Banka Popullore e Maqedonisë, si institucion financiar jo bankar dhe ofrues i shërbimeve të “transfertave të shpejta të parave”. UFS-ja, ka një kontratë përfaqësimi me WESTERN UNION NETWORK, lider global në shërbimet e transfertave të shpejta të parave, me një histori më shumë se 150-vjeçare.

Sot Western Union, vazhdon të ndihmojë konsumatorët të transferojnë para ose të kryejnë pagesa, duke përdorur “money orders” dhe sisteme të tjera elektronike. Klientët mundet që shpejt dhe lehtësisht, të transferojnë para në më shumë se 350.000 agjensi të Western Union, në më shumë se 200 vende të botës.

Rrjeti dhe Shtrirja

UFS-ja ka një shtrirje dhe një rrjet shumë të mirë në Maqedoni, me më shumë se 200 agjensi në më shumë se 29 qytete. Për më tepër, si rezultat i strategjisë së UFS-së, rrjeti do të zgjerohet edhe më tej në të ardhmen, në mënyrë që të mbulohen fizikisht të gjitha zonat gjeografike të Maqedonisë.

Në rrjetin e Unionit Financiar Shkup ekzistojnë katër lloje agjensish të Western Union:

  • Agjensi të dedikuara Western Union
  • Agjensi udhëtimesh
  • Këmbim valutor
  • Lokacione Bankare
  • Posta e Maqedonisë

Pjesa më e madhe e agjensive Western Union, kanë një kombinim të shërbimeve të lartpërmendura. Të gjitha agjensitë, janë të pozicionuara në vende shumë të dukshme dhe të përshtatshme si p.sh. qendrat e qyteteve, rrugët kryesore dhe qendrat tregtare të qyteteve.

Për të arritur shkallën më të lartë të cilësisë dhe shpejtësisë së shërbimit, të gjitha agjensitë Western Union, janë të pajisura me kompiuter, fax, fotokopje si edhe pajisje të tjera të nevojshme për aktivitetin e tyre ditor. Pjesa më e madhe e operatorëve në rrjetin UFS, kanë një eksperiencë disa vjeçare në kompani. Nga ana e saj, UFS-ja organizon rregullisht sesione trajnimi me të gjithë operatorët e rrjetit të Western Union në Maqedoni. Si rrjedhim, operatorët tanë, me kualitet dhe eksperiencë u japin UFS-së një avantazh të madh në tregun e “transfertave të shpejta të parave”.

Si rezultat i eksperiencës më se 9-vjeçare, i rrjetit të zgjeruar të ofrimit të shërbimit, i stafit të kualifikuar të punonjësve, i diversitetit të shërbimit dhe pozitës së fortë financiare, Unioni Financiar Shkup zotëron një pozitë shumë të përshtatshme në aktivitetin e tij ditor dhe është gjithmonë në kërkim e në punë për të gjetur rrugët për të qenë gjithnjë lider në shërbimet që ofron.