Western Union
 

Tel: + 389 2 32 18 902   Rruga “Goce Dellçev” Q.T Mavrovka, Lam A, Kati  5,   1000 Shkup |    Fillimi   |   English  |  Македонски  

ACR - Dërgesë parash
     Unioni Financiar Shkup si agjent i kompanisë Western Union për transfer të shpejtë parash me 350 000 lokacione në mbi 220 shtete të botës, tanime ka filluar me shërbimin e ri të ashtuquajtur ACR. Shërbimi i ri mundëson transfer parash përmes formularit elektronik. Me pranimin e parave nga dërguesi, personi që pranon paratë mjafton të tregon dokument identifikimi dhe numrin kontrollues të transferit. Pas kësaj operatori e pranon shifrën dhe paratë menjeherë ja jep klientit.


Dërgesë parash

Shkoni në agjencinë më të afërt western union dhe dorëzoni tek operatori një dokument të vlefshëm identifikimi. komunikoni gojarisht emrin dhe mbiemrin e marrësit, vendin ku do të dërgoni paratë dhe shumën që doni të dërgoni. Të dhënat tuaja do të regjistrohen në sistem dhe operatori do t'ju dorëzojë fakturën paraprake "dërgesë parash".
Kontrolloni nëse informacioni në faturën "dërgesë parash" është në rregull dhe më pas ju mund ta firmosni këtë dokument.
Pasi të keni dorëzuar shumën që do të dërgoni dhe faturën e firmosur, operatori do t'ju kthejë dokumentin tuaj të identifikimit së bashku me fakturën "dërgesë parash", ku janë specifikuar 10 shifrat e numrit të kontrollit të transfertës së parave (MTCN) dhe shuma e dërguar.
Paratë do të jenë të vlefshme për t'u tërhequr në pak minuta* pasi ju të keni marrë numrin e kontrollit të transfertës së parave (MTCN). më pas ju mund të kontaktoni marrësin dhe ta njoftoni se paratë mund të tërhiqen në çdo agjenci western union në vendin e marrësit. në mënyrë që të tërheqë paratë, marrësi duhet të ketë një dokument të vlefshëm identifikimi, emrin dhe mbiemrin e dërguesit, vendin nga janë dërguar paratë dhe shumën e pritur të parave. gjithashtu marrësi duhet të njoftohet që të paraqesë dhe numrin e saktë të kontrollit të transfertës së parave (MTCN).

Kontrolloni statusin e transfertës suaj

Western Union® ju ofron mundësinë të kontrolloni statusin e transfertës suaj. Për të kontrolluar nëse transferta juaj është kryer dhe paratë u janë dorëzuar Marrësit, ju mund të përdorni shërbimin on-line Money Transfer Tracking të Western Union®.

Dërgesë Parash me Internet

Western Union ® ju ofron mundësinë të kryeni transfertë parash me anë të internetit.
Shënim: Ky shërbim për momentin është i përdorshëm vetëm në gjuhën angleze.

Shërbimi i transfertës on-line me internet, bëhet vetëm për transfertat që nisin nga SHBA-ja. Në këtë rast, mund të jenë të aplikueshme kufizime të tjera. Për të dërguar para me anë të internetit klikoni këtu.

PROVIZONI

NgaDeriEur
EUR
11007
100.0120010
200.0130012
300.0150013.5
500.011,00025
1,000.011,50030
1,500.012,00035
2,000.012,50042