
Si të dërgosh para nga një agjenci e Western Union®
Me shërbimin Western Union Transfer Parash ® ju mund të dërgoni para në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë nga mbi 500.000 lokacione të Western Union në të gjithë botën.

1 – SHKO NE AGJENCI
Shkoni në agjencinë më të afërt Unionnet – Western Union dhe bëjini me dije operatorit që doni të dërgoni para në llogari bankare.Operatori do t’ju japë të plotësoni formularin “Dërgesë – Direct to Bank”, ku ju do të shënoni emrin dhe mbiemrin e marrësit, shtetin ku do të dërgoni paratë, si dhe të dhënat e llogarisë bankare të marrësit.
Plotësoni formularin “Dërgesë – Direct to Bank”.

2- Plotëso formularin “Dërgesë Parash”
Kontrolloni nëse informacioni në formularin “Dërgesë – Direct to Bank” është i saktë dhe më pas firmosni këtë dokument
Dorëzojini operatorit formularin “Dërgesë – Direct to Bank” të plotësuar, shumën që doni të dërgoni, komisionin e transfertës dhe një dokument identifikimi të vlefshëm.
Operatori do të regjistrojë në sistem informacionin e dhënë nga ju dhe verifikon edhe njëherë me ju të dhënat e transfertës përpara se sa të përfundojë dërgesën.
Operatori do të regjistrojë informacionin.

3 – Informo marrësin
Pasi të ketë përfunduar dërgesën në sistem, operatori do t’ju japë formularin “Dërgesë Parash”, për ta nënshkruar. Pas nënshkrimit nga ju të formularit operatori do ju kthejë dokumentin tuaj të identifikimit së bashku me një kopje të formularit “Dërgesë Parash” në të cilin janë specifikuar 10 shifrat e numrit të kontrollit të transfertës së parave (MTCN) dhe shuma e dërguar.
Dërguesi njofton marrësin për dërgimin e parave dhe i jep atij MTCN-në.
Paratë do të jenë të vlefshme në llogarinë e marrësit në një kohë shumë të shkurtër, përgjithësisht brenda ditës, por kjo mund të ndryshojë në varësi të shtetit ku dërgohen paratë, si dhe të procedurave bankare.

Adresa
- Bul. Goce Dellçev, QT Mavrovka, Lam. A, Kati 5, Shkup, Maqedonia e Veriut
- +389 2 32 18 902
- ufs@ufs.com.mk
