Si të dërgosh para nga një agjenci e Western Union®

Me shërbimin Western Union Transfer Parash ® ju mund të dërgoni para në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë nga mbi 500.000 lokacione të  Western Union në të gjithë botën.

1 – SHKO NE AGJENCI

Shkoni në Lokacionin më të afërt që ofron shërbimin Western Union Transfer Parash ® dhe dorëzoni tek operatori një dokument të vlefshëm identifikimi. Komunikoni gojarisht emrin dhe mbiemrin e marrësit, vendin ku do të dërgoni paratë dhe shumën që doni të dërgoni. Punonjësi do t’ju njoftojë për tarifat që aplikohen dhe kursin e këmbimit që mund të përdoret. Dorëzoni paratë që ju do të dërgoni dhe provizionin e transfertës.‎

2- Plotëso formularin “Dërgesë Parash”

Të dhënat tuaja do të regjistrohen në sistem dhe operatori do t’ju dorëzojë formularin “Dërgesë Parash”. Kontrolloni nëse informacioni në formularin “Dërgesë Parash” është në rregull dhe  nënshkruani këtë dokument. Pasi të keni dorëzuar shumën që do të dërgoni dhe formularin e firmosur, operatori do t’ju kthejë dokumentin tuaj të identifikimit së bashku me një kopje të formularit  “Dërgesë Parash”, ku janë shënuar 10 shifrat e Numrit e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) dhe shuma e dërguar. ‎‎

‎‎‎‎‎‎‎‎

3 – Informo marrësin

Paratë do të jenë të vlefshme për t’u tërhequr në pak minuta* pasi ju të keni marrë Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN). Më pas ju mund të kontaktoni marrësin dhe ta njoftoni se paratë mund të tërhiqen në çdo lokacion Western Union në vendin e marrësit. Për të tërhequr paratë, marrësi duhet të ketë një dokument të vlefshëm identifikimi, emrin dhe mbiemrin e dërguesit, vendin nga janë dërguar paratë dhe shumën e pritur të parave. Gjithashtu marrësi duhet të paraqesë dhe Numrin e saktë të Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN).

‎‎‎


  • Bul. Goce Dellçev, QT Mavrovka, Lam. A, Kati 5, Shkup, Maqedonia e Veriut
  • +389 2 32 18 902
  • ufs@ufs.com.mk