Si të tërheqësh para në një lokacion të Western Union®

‎Të tërheqësh para në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë tani është më e lehtë me mbi 500.000 lokacione të  Western Union ®në të gjithë botën.

1 – Shko ne Agjenci

Shkoni në lokacionin  më të afërt që ofron shërbimin Western Union Transfer Parash  dhe dorëzoni tek operatori një dokument të vlefshëm identifikimi. Komunikoni saktë emrin dhe mbiemrin e dërguesit, vendin nga janë dërguar paratë , shumën e pritur të parave dhe numrin e saktë të kontrollit të transfertës së parave (MTCN).

2 – Identifikohu dhe firmos formularin “Tërheqje Parash”

Për të proçeduar me transaksionin, operatori do të kontollojë të dhënat tuaja dhe dokumentin e identifkimit. Pasi të jetë siguruar se paratë janë të vlefshme për t’u tërhequr dhe të dhënat tuaja janë në rregull, atëherë operatori do të printojë formularin “Tërheqje Parash” për t’u firmosur nga ju.

3 – Tërhiq paratë

Pasi të verifikojë transaksionin, operatori do t’ju dorëzojë shumën e parave dhe një kopje të formularit Tërheqje Parash.


  • Bul. Goce Dellçev, QT Mavrovka, Lam. A, Kati 5, Shkup, Maqedonia e Veriut
  • +389 2 32 18 902
  • ufs@ufs.com.mk