Pyetjet më të shpeshta për shërbimin Western Union Transfer Parash ®
Ç’është Western Union®?
Western Union Financial Services Inc. është kompania Numër 1 për shërbimet e transfertave të parave në të gjithë botën. I njohur fillimisht për shërbimin telegrafik, Western Union® nisi të ofronte transferta elektronike të parave në vitin 1871. Janë mbi 305.000 Agjensi të Western Union®, në më shumë se 195 shtete në të gjithë botën.
Kush mund t’i përdorë shërbimet Western Union® Transfertë Parash?
Kushdo që ka nevojë të dërgojë para, në mënyrë të shpejtë e të sigurt, mund të përdorë Western Union® .
Çfarë monedhe mund të përdoret për shërbimet e Western Union®?
Kjo varet nga shteti ku ju kryeni transfertën, p.sh. në SHBA, mund të dërgoni vetëm Dollar Amerikan. Për informacion më të saktë drejtohuni në Qendrën e Shërbimit të Klientit të Western Union® në shtetin përkatës.
Qendra e Shërbimit të Klientit të UFS-së
Tel: +389 2 32 18 902
E-mail: Për pyetje apo informacione të mëtejshme, mund të kontaktoni me Qendrën e Shërbimit të Klientit të UFS në: ufs@ufs.com.mk
Numrat e Qendrës së Shërbimit të Klientit në të Gjithë Botën. Klikoni në Agjensi të Western Union®, për të gjetur numrat e telefonit të Qendrave të Shërbimit të Klientit të Western Union® kudo në botë.
Pyetje dhe Përgjigje
Si mund të dërgoj para, në një nga agjensitë e Western Union®?
Të dërgosh para është shumë e thjeshtë:
– Mjafton të shkoni në Agjensinë më të afërt, që ofron shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM dhe të plotësoni formularin “Dërgesë Parash”.
SHËNIM: Ky shërbim, mund të mos jetë i vlefshëm në të gjitha agjensitë e Western Union® .
– Dorëzoni formularin e plotësuar, shumën që do të dërgoni dhe komisionin përkatës. Në qoftë se kërkohet nga ligjet e shtetit përkatës dhe rregullat e Western Union®, mund të jetë e nevojshme që ju të paraqisni një dokument identifikimi të vlefshëm.
– Punonjësi i Western Union® hedh në sistem të dhënat e formularit. Punonjësi do t’ju japë Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN), dhe një kopje të formularit.
– Telefononi Marrësin dhe jepini Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) si dhe shumën e dërguar. Në rast se kërkohet nga ligjet e shtetit përkatës, ose nga rregullat e Western Union®, mund të jetë e nevojshme që të shkruani një “Pyetje Provë”, e cila i jepet nga ju Marrësit të parave dhe ndihmon punonjësin e Western Union® që të bëjë identifikimin e tij..
Ç’ është Numri i Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) dhe për çfarë nevojitet?
Numri i Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) është numër i shënuar nga punonjësi i Western Union® , që ndihmon Western Union® të kontrollojë në të gjitha rastet transfertën e parave, edhe kur transferta është bërë me telefon, ose me internet, gjithashtu mund ta kontrolloni edhe duke përdorur internetin. Klikoni këtu. Dërguesi duhet t’ia japë këtë numër Marrësit, në mënyrë që Marrësi të mund të tërheqë me lehtësi paratë, në agjensinë më të afërt.
Ç’duhet të bëj, në mënyrë që transferta e parave të kryhet sa më lehtë?
Në radhë të parë, sigurohuni që informacioni i dhënë të jetë i saktë, në rast se Western Union® do të duhet t’iu kontaktojë. Së dyti, duhet të plotësoni emrin e plotë si dhe adresën e Marrësit, në mënyrë që të mos ketë probleme kur Marrësi të tërheqë paratë, i pajisur me kartën e tij të identitetit. Për ta përshpejtuar procesin e tërheqjes së parave, i komunikoni Marrësit numrin MTCN.
Si mund të paguaj për një transfertë parash te Western Union®?
Të gjitha transfertat e Western Union® , kryhen në cash. Transfertat që kryhen me telefon ose internet bëhen nëpërmjet kartës së kreditit. https://wumt.westernunion.com/asp/mtReceiver.asp
Çfarë kursi këmbimi përdor Western Union® në transfertat e parave?
Përveç tarifave të transfertave të zbatueshme në çdo transaksion, aplikohet edhe kursi i këmbimit të valutës, i vendosur nga Western Union®. Përqindja e këmbimit valutor, e aplikuar nga Western Union® , i jep klientit valutë më të ulët për çdo dollar, në krahasim me atë që fiton Western Union® kur merr valutë të huaj. Kursi i këmbimit të valutës ndryshon gjatë ditës. Kursi mund të vendoset në kohën kur i tërhiqni paratë. Për t’u informuar mbi kursin e përafërt të këmbimit të transfertave, telefononi Agjensinë e Western Union® në vendin tuaj.

Adresa
- Bul. Goce Dellçev, QT Mavrovka, Lam. A, Kati 5, Shkup, Maqedonia e Veriut
- +389 2 32 18 902
- ufs@ufs.com.mk