Rreth nesh

Unioni Financiar Shkup është agjent i rrjetit global për transfer të shpejtë parash Western Union dhe shërbimet e veta i ofron përmes rrjetit të vet Unionnet. Me shërbime financiare të shpejta, të sigurta dhe të besueshme, Unioni Financiar Shkup ka ngritur rrjetin më të gjerë të pikave të transferimit të parave anembanë vendit.

Klientët e Western Union munden shpejt dhe lehtësisht të transferojnë para në më shumë se 550.000 agjensi të Western Union, në më shumë se 200 vende të botës.

Shërbimi i Western Union ofrohet në Maqedoni  që në Shtator të vitit 1999.

Nga viti 2004, Unioni Financiar Shkup (UFS) si pasardhës i Unionit Financiar Nderkombëtar (IFU),  licencohet nga Banka Popullore e Maqedonisë si institucion financiar jo bankar dhe ofrues i shërbimeve të transfertave të shpejta të parave. UFS-ja ka një kontratë përfaqësimi me WESTERN UNION NETWORK, lider global në shërbimet e transferit të shpejtë të parave, me një histori më shumë se 150-vjeçare. 

Rrjeti dhe Shtrirja

Unioni Financiar Shkup ka një shtrirje dhe një rrjet shumë të mirë në Maqedoni, me më shumë se 250 agjensi në mbi 30 qytete.

  • Agjensi të dedikuara Western Union
  • Agjensi udhëtimesh
  • Agjensi  per këmbim valutor
  • Lokacione Bankare
  • Posta e Maqedonisë


  • Bul. Goce Dellçev, QT Mavrovka, Lam. A, Kati 5, Shkup, Maqedonia e Veriut
  • +389 2 32 18 902
  • ufs@ufs.com.mk